Ministria e Arsimit publikon datat, kur do të mbahen provimet e lirimit për klasat e 9-ta

Aktualitet

Ministria e Arsimit publikon datat, kur do të mbahen provimet e lirimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije këtë të premte se provimet e lirimit për klasat e nënta priten të fillojnë më 16 Qershor.

Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës Shqipe që do të mbahet më 16 Qershor. I dyti do të jetë provimi i lëndës së Matematikës, i cili do të mbahet më 24 Qershor.

Ndërsa provimi i Gjuhës së Huaj do të mbahet më datë 25 Qershor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa për nxënësit e pakicave kombëtare që do të bëjnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë për “Gjuhën amtare”m i cili do të jepet në datën 11 qershor. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe secili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

ME TE LEXUARAT