Ministri grek “zbarkon” nesër në Tiranë, vizitë Fredi Belerit në burg

Aktualitet

Ministri grek “zbarkon” nesër në Tiranë, vizitë

Tirana do të presë ditën e nesërme Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën ditën e nesërme, Yannis Oikonomou më 15 shtator, pritet të vizitojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Sipas një axhende të zbardhur nga mediat greke, ditën e nesërme Ministri grek do të takohet fillimisht me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Axhenda e Yannis Oikonomou

E enjte, 14 shtator

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Tauland Balla


-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministror

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

E premte 15 shtator

-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Freddy Beleri

 

ME TE LEXUARAT