“Merrnin bukë misri të papjekur. Hanin barë e kafshë të ngordhura”, jeta e frikshme në Kampin e Tepelenës

Aktualitet

“Merrnin bukë misri të papjekur. Hanin barë e kafshë

Ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale një raport që tregon Kampin e Tepelenës sipas pikëpamjeve të qeverisë amerikane.

“Merrnin bukë misri të papjekur. Hanin barë e kafshë

Raporti që u paraqit në OKB dhe iu dërgua Komitetit Qendror, sjell deklarimeve sipas të cilave në kampin e internimit kishte edhe gra e fëmijë dhe jeta ishte e padurueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jeta e kampit ishte e padurueshme, banorët merrnin nga 550 gram bukë misri të papjekur mirë dhe asgjë tjetër mbasi ushqimi ishte i pamjaftueshëm. Ata hanin bar dhe kafshë të ngordhura. Kjo solli si rezultat përhapjen e një epidemie në kamp me 7-8 vdekje të përditshme, shumica fëmijë.

Në nënë nga Elbasani (tha M.Hoxha), humbi 5 nga 6 fëmijët e vet brenda 6 muajve. Kur u çua kampi në Tepelenë gjendja u bë më e keqe. Hoxha mori pjesë në funeralin e 318 myslimanëve dhe gjatë 20 muajve të internimit të tij në kamp, vdiqën 1.200. Nëpunësit e kampit një ditë vendosën të hiqnin varrezat nga një fushë afër kampit për te ura e Bençës. Sipas kësaj banorët, burra egra u detyruan të gërmojnë varret e atyre që sapo ishin varrosur dhe t’i rivarrosnin të vendin e ri”, thuhet në raport.

Postimi i plotë i  Kastriot Dervishit 

Kampi i Tepelenës sipas pikëpamjes së qeverisë amerikane

Më 2.9.1954 qeveria e SHBA-së hartoi raportin “Të dhënat e ekzistencës së punës së detyruar në Shqipëri”, në të cilin u bë një përshkrim i përgjithshëm mbi gjendjen e kampeve dhe burgjeve në vend. Ky raport u paraqit në OKB. Në tiranë iu dërgua Komitetit Qendror të PPSH-së nga MPJ-ja më 4.6.1955 dhe sot mund të lexohet nga kushdo në referencën AQSH/AP, V.1955, F.14/strukt, D.176, fleta 56-77. Meqë për Kampin e Tepelenës po abuzohet, madje duke përdorur gjoja, “dokumentet e CIA-s”, më poshtë po përcjell të dhënat e grumbulluara dhe opinionin nga qeveria amerikane.

Kampi i Tepelenës sipas raportit amerikan

Një nga deklarimet e shumta të dhëna nga ish-banorët e kampit të përqendrimit të Tepelenës, është një e dhënë nga Mustafa Hoxha, një klerik mysliman, i cili qe i internuar në këtë kamp më 1949 dhe që iku në Jugosllavi në fillim të vitit 1953. Në fillim Hoxha u internua në kampin e Turanit në Tepelenë, ku kishte 2.800 burra, gra dhe fëmijë. Jeta e kampit ishte e padurueshme, banorët merrnin nga 550 gram bukë misri të papjekur mirë dhe asgjë tjetër mbasi ushqimi ishte i pamjaftueshëm. Ata hanin bar dhe kafshë të ngordhura. Kjo solli si rezultat përhapjen e një epidemie në kamp me 7-8 vdekje të përditshme, shumica fëmijë. Në nënë nga Elbasani (tha M.Hoxha), humbi 5 nga 6 fëmijët e vet brenda 6 muajve. Kur u çua kampi në Tepelenë gjendja u bë më e keqe. Hoxha mori pjesë në funeralin e 318 myslimanëve dhe gjatë 20 muajve të internimit të tij në kamp, vdiqën 1.200. Nëpunësit e kampit një ditë vendosën të hiqnin varrezat nga një fushë afër kampit për te ura e Bençës. Sipas kësaj banorët, burra egra u detyruan të gërmojnë varret e atyre që sapo ishin varrosur dhe t’i rivarrosnin të vendin e ri. Ky veprim i dha shkas hapjes së një epidemie të re dhe shkalla e vdekjes në kamp u rrit. Kushtet e punës në kamp ishin tmerruese thotë Hoxha. Shumë banorë pavarësisht nga kushtet ndërmjet tyre, duhet të mbanin në kurriz gjysmë metër kub dru nga një pyll 5 – 6 kilometra larg nga kampi. Të tjerët nga po ajo distancë mbanin material për rreth 70 shtylla për te ura e Bençës. Nëpunësit e kampit ishin të pamëshirshëm në detyrimin e të internuarve të përballonin punë prej skllavi. Dënimi kundër të pabindurve ishte i egër. Dënimi më i zakonshëm ishte lidhja e individit me tel të fortë deri sa t’i takonte kockat dhe pastaj mbyllej në një qeli për një kohë të pacaktuar.

Ata që dërgoheshin në spitalin e Gjirokastrës kurrë nuk ktheheshin, zhdukeshin. Një dëshmi tjetër mbi kushtet në Kampin e Tepelenës që dhënë nga zonja Gjyste Ndoci, një grua e re shqiptare që u arratis në Jugosllavi në fund të 1952-it. Sipas saj, ajo së bashku me fëmijët, Zefi 9 vjeç, Deda 6 dhe Lulja 5 vjeç, ishin arrestuar pas dezertimit nga ushtria të burrit të saj. Në kundërshtim me faktin se ajo ishte shtatzënë, policia e trajtoi brutalisht në zyrën e Sigurimit të Koplikut. Më vonë ajo dhe fëmijët e saj u çuan në kampin e përqendrimit në Tepelenë. Atje, ajo dhe fëmijët e saj, u mbyllën në një barakë të madhe dhe të pisët ku shumë banorë vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ajo qe e detyruar të punonte pa marrë parasysh kushtet e saj fizike. Pas 3 muajsh lindi një djalë në barakë, i cili vdiq pas 6 muajsh për shkak të pakujdeshmërisë dhe sëmundjeve. 3 ditë pas vdekjes së fëmijës, ajo dhe fëmijët e saj, u urdhëruan të shkojnë në këmbë në një kamp tjetër në Gjirokastër. Rrugës djali i saj Dedë vdiq dhe vetë asaj i duhej të hapte varrin në anë të rrugës, ndërsa policëlt që e shoqëronin, e çnderuan. 4 ditë pas arratisjes së saj në kampin e ri, djali më i madh Zefi vdiq gjithashtu nga sëmundja.

Abedin Zeqiri që ishte një banues i kampit të përqendrimit para se të arratisej në Jugosllavi më 1952, njoftonte se Xhafer Pogaçe – drejtor i këtij kampi, kapte me zot çdo ditë një nga femrat më të bukura që banonin aty. Policët që shërbenin në kamp kanë përdorur keq çdo vajzë të bukur në kamp.

ME TE LEXUARAT