"Çmendet" moti/ Iku vapa me gushtin? Shi e breshër në Sarandë e Delvinë (Video)
Lajmifundit
/
14 Gusht 2026, 16:33
Aktualitet

Pas temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, moti ka ndryshuar brenda pak minutash në Sarandë.
Shiu, i shoqëruar me vetëtima dhe bubullima, ka përfshirë qytetin, duke sjellë edhe një ulje të menjëhershme të temperaturave.
Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Delvinë, ku shiu i dendur dhe breshëri kanë përfshirë territorin në një kohë të shkurtër.


