Megaoperacioni “Alpe të pastra”, asgjësohen 1030 bimë kanabis në Vaun e Dejës

Aktualitet

Megaoperacioni “Alpe të pastra”, asgjësohen 1030 bimë

Policia e Vaut të Dejës dhe Shkodrës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Alpet e pastra”. Gjatë dy ditëve të fundit, janë asgjesuar 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Në ditën e parë të kësaj faze u asgjësuan 830 bimë narkotike kanavis ndërsa ditën e dytë u asgjësuan 200 bimë narkotike në fshatra të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vau i Dejës/Përfundon faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë. Nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katërt të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.

 

ME TE LEXUARAT