Me vigon në krah/ Nënë e bir humbën jetën, detaje nga aksidenti tragjik në Berat

Aktualitet

Me vigon në krah/ Nënë e bir humbën jetën, detaje nga

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka ndërruar jetë ajo dhe djali 6 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se djali i mitur kishte vigon në dorë dhe dyshohet se kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Sakaq, aksidente të ngjashme janë regjistruar të paktën edhe dy herë të tjera në Berat.

Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore makinat kanë përfunduar në lumin Osum.

ME TE LEXUARAT