“Meqë Qeveria nuk i pastroi, po ja sjellim kryeministrit”- Vëlla e motër mesazh ironik Ramës: I morëm këto mbeturina nga Zvërneci!

“Kemi ardhur t’ia sjellim Ramës plehrat që mblodhëm në Zvërnec, meqë qeveria nuk i mblodhi”. Me këtë mesazh ironik,
Dardani dhe motra e tij u ngjitën në podiumin e protestës, duke mbajtur në duar qese me mbeturina të mbledhura, sipas tyre, në zonën e Zvërnecit.
Këtë të shtunë ka nisur protesta e shtatë kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama. Qytetarët e mbledhur kanë artikuluar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik në vend.
Protesta vjen pas një jave mobilizimi në Tiranë dhe paralelisht me tubime mbështetëse të organizuara në qytete të tjera në vend dhe diaspora shqiptare në disa qytete të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.


