Me kokën të ulur, 77-vjeçari që vrau djalin e dehur del para trupës gjyqësore

Aktualitet

Me kokën të ulur, 77-vjeçari që vrau djalin e dehur del

77-vjeçari Shyqyri Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50- vjeçar pritet të njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.

Një vdekje aksidentale fillimisht ishte raportuar në fshatin Zvezdë në Shqipëri, e cila ndodhi dy dite me pare.

Një 50 vjeçar sipas Policisë së Shtetit fillimisht ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Korçës. Policia menjëherë kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar rastin dhe për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain e tij Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

ME TE LEXUARAT