“Më kërcënuan me jetën e vajzës kur isha në përgjim”, Dr. Prifti: Nuk u dhanë urdhër mbrojtje
Mjeku i njohur Edvin Prifti, ka tregua të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar vitet e fundit, që nga përballja me drejtësinë e deri te kërcënimi me jetën e vajzës.
Ai tha se ishte tronditur nga mesazhet kërcënuese që kishte marrë për jetën e vajzës dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve, por e vetmja përgjigje që mori ishte: “Shko denoncoje”.
Por kardiokirurgu Prifti tregon se edhe pse e ka denoncuar rastin, familjarët e tij nuk morën urdhër mbrojtjeje.Pjesë nga biseda:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Borakaj: Është e vërtetë që ju kërcënuan me jetën e vajzës?
Prifti: Po është e dokumentuar.
Borakaj: E denoncuat ju?
Prifti: Kam marrë kërcënime të tmerrshme, të turpshme. Kam komunikuar me të gjithë personalitet e asaj kohe që të më ndihmonin dhe e vetmja përgjigje që mora ishte denoncoje. Unë e denoncova. Në 22 dhjetor 2020, një muaj e gjysëm para se të më arrestonin. Ajo që ndodh ësthë se në kohën që unë përgjohesha Prokuroia e Tiranës përgjointe edhe këta persona, që flisnin hapur, ku thoshin mos ja jep numrin e telefonit filanit se futemi në burg. E çfarë sekretesh kishin ata përveçse dakordësisë që kishin bërë me institucionet shtetërore.
Prifti: Duke më përgjuar në shtëpi mua, çdo gjë familjare që bëj dhe që kam. Duke u fokusuar te këto elementë, dhe ti e di që unë kam një sasi parash në shtëpi në bazë të një marrëveshjeje që kam bërë. Ti më vjen në datë 9 shkurt dhe më sjell një letër për sekuestrimin e kartelës në punë, kjo ëhstë e kuptueshme se çfarë po ndodhte, shtëpia ime bastiset 2 ditë më mbrapa. Unë nuk kam thyer asnëj ligj, mua ligji shqiptar më jep të drejtën që kursimet e mia ti mbaj ku të dua unë. Ligji shqiptar më këkron origjinën.
Borakaj: I keni ju të gjitha të justifikuara?
Prifti: Padyshim, ato janë justifikuar me një ekspertizë kontabël që ne e kemi depozituar 12 më 13 dhjetor 2021. Pas 3 vitesh më 8 shkurt mua më thonë që se kemi këtë dosje, dosja kishte fluturuar.
Borakaj: Pas një eksperience në Itali, Kanada dhe SHBA, pse u kthyet?
Prifti: U ktheva për arsye ekzluzivisht familjare. Pastaj duke ndenjur me familjen fillon marrdhënia tjetër, pastaj u bëra me vajzë. Kur jam kthyer në Shqipëri në fillim kam gjetur një vend që bënte 250-300 operacione në vit me zemër të hapur. Ishin dy chartera që niseshin çdo ditë nga Rinasi në Stamboll me njerëz që shisnin apartamentet e tyre dhe operoheshin në Turqi.