"Më kënaq pa fund..."/ Sajoi pengmarrjen ne hotel? Ersida dhe Marjusi të lidhur prej muajsh, dalin bisedat

Aktualitet

"Më kënaq pa fund..."/ Sajoi pengmarrjen ne hotel? Ersida

Pak ditë më parë, Ersida Dyrmishi dhe bashkëshorti i saj denoncuan në Polici se 30-vjeçarja ishte marrë peng nga 32-vjeçarin Marjus Musaku për 9 ditë në një banesë me qira në Durrës.

Nëna e dy fëmijëve pretendon se ai e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e një thike teksa e mbante peng dhe e kishte detyruar të bashkëjetonte me të.

Musaku deklaroi në polici pas arrestimit se ata duhen dhe se ajo kishte ardhur me dëshirën e saj. I riu nga Lushnja i mohoi deklaratat duke përgënjeshtruar faktin e mbajtjes peng. Musaku tha se ata kanë një histori dashurie.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me deshirën e saj. Ne kemi një histori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë”,-ka deklaruar ai para policisë.

Versionin e Musakut e mbështesin edhe familjarët e këtij të fundit, tejet të indinjuar për deklaratat e të resë. Familjarët e Musakut shprehen se Ersidën e njihnin pasi i kishte prezantuar Marjusi dhe kishin lidhje të ngushta me të.

Ata thonë se ndjehen të shqetësuar për të birin që po mbahet pas hekurave për një krim që nuk e ka kryer pasi 30-vjeçarja ka shkuar me të me dëshirë pasi ata ishin të lidhur prej disa muajsh.

Gjithashtu, familjarët kanë publikuar dhe mesazhet në Telegram mes Marjusit dhe Ersidës, e cila vërteton se ata ishin të lidhur prej muajsh.

Familjarja e tij shkruan:

“Po ju shkruaj jam **** e Marjus Musakut. Tani me falni pse nuk i poston faqa juaj mesazhet nga familjaret mund te na japesh nje pergjigje?

Marjusi nuk ka mar njeri me zor dhe as nuk ka perdhunuar njeri. Ne si familjar ishim ne dijeni te lidhjes se tyre prej disa muajsh. Vajza shkembente ne menyr te vazhdueshme mesazhe telefonata dhe madje dhe foto intime te cilat te gjitha te faktuara do paraqiten ne gjykate. 

Kur kjo grua nuk ka dashur pse i ka takuar familjaret e Marjusit? Un vet personalisht jam takuar me Ersiden ku kam shkuar te parukeria e saj kam ber dhe krehje.”

Një tjetër familjare e Marjus Musakut shkruan:

“Ajo e donte kalonin bukur bashke gjithcka shkonte ok déri sa ju prish plani qe po e kerkonte burri. Pse nuk reagoj para 9 ditesh ajo telen ne dore e kishte. Vajti 1 jave qe e motra nuk ve gjume ne sy.

Jemi shume te shqetesuar te gjith si familje. Te lutem me ndihmoni te nxjer anen e sakte te historis sepse dhe SMS ate tregojn.

Une dua vetem qe e verteta te dali ne pah sepse djali po ben burg kot dhe familjaret jan shume te shqetesuar ashtu sic i shoqi i saj u shqetesua kur ajo iku”.

ME TE LEXUARAT