Më goditi 4-5 herë me thikë dhe…”, u plagos dy ditë më parë, dëshmi e këngëtarit Ademir Fresku

Aktualitet

Më goditi 4-5 herë me thikë dhe…”, u plagos dy

Ademir Fresku, këngëtari shkodran i plagosur pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, në një prononcim për “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Ai u shpreh se e njihte autorin ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në lidhje me autorin

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet.
Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë.
E kam takuar 3-4 herë.
I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim.

Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re.
Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha ai.

ME TE LEXUARAT