“Më cënuan fizikisht dhe mendërisht”, Zhaklin Lekatari rrëfen momentet e vështira pas Big Brother

Showbiz

“Më cënuan fizikisht dhe mendërisht”, Zhaklin

Zhaklin Lekatari ka rrëfyer disa nga momentet e vështira me të cilat është përballur pas përfundimit të edicionit të famshëm të “Big Brother Vip Albania 2” ku ajo mbajti rolin e opinionistes.

Pjesë e të ftuarve në “Goca dhe Gra”, Lekatari ka treguar sesa e rëndë ishte që të gjitha sulmet virtuale kaluan në fizike. Ajo tregon se për një kohë të gjatë ka qëndruar pothuajse e izoluar pasi urrejtja që po merrte gjatë asaj periudhe ishte shumë e madhe, aq sa janë cënuar dhe vetë familjarët e saj.

Zhaklina tregon sesi një burrë në një prej zonave më të populluara të Tiranës, e ka ndjekur duke e ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht. Në atë moment ajo është ndihmuar nga dy taksistë të cilët ishin dëshmitarë të asaj ngjarje të shëmtuar.

“Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cënuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.

Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit, dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari.

ME TE LEXUARAT