Me armë gjahu, thika dhe veshje policie në banesë, arrestohet 28 vjeçari në Berat

Aktualitet

Me armë gjahu, thika dhe veshje policie në banesë, arrestohet 28

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi gjatë kontrolleve të bëra në automjetin dhe banesën e tij iu gjetën armë të ftohta dhe armë gjahu.

Në pranga ka rënë i riu F.D. Pasi policia ndërmori kontrollet në automjetin dhe banesën e tij, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

ME TE LEXUARAT