Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Durrësit pasditen e kësaj të marte, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në ujë.

Trupi i pajetë i 50-vjeçarit është nxjerrë nga uji nga personat që ndodheshin në zonë, por fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete, ndërsa rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende të paqarta.

 

Lajm në përditësim

ME TE LEXUARAT