“Mbete i pakënaqur nga leja e ndërtimit”, Veliaj-prokurorit të SPAK: E ke personale
Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Burime nga seanca bëjnë të ditur se Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado me akuza për konflikt interesi, duke e akuzuar se ka një çështje personale ndaj tij.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi nga ana ime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi ke mbetur i pakënaqur, më ke thënë ‘do ta mbash mend’.
Ke dy rrugë: ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, mësohet të ketë thënë Veliaj gjatë seancës, shkruan Euronews.
Në këtë moment, gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e tij dhe i ka kërkuar të ruajë solemnitetin në sallën e gjyqit./Euronews