Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe fishekë

Tiranë, 43-vjeçari arrestohet në Allgjatë, i gjenden armë dhe municion në banesë.

Finalizohet nga Komisariati Nr. 6 operacioni i koduar “Guns”, i zhvilluar në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në fshatin Allgjatë, Vaqarr.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov (AK-47), 1 armë gjahu, 2 krehra, si dhe një sasi prej 105 fishekësh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal.

ME TE LEXUARAT