Mashtrim me pasoja të rënda, dënohet me 6 vite burg biznesmenia që shiste apartamentet disa herë

Aktualitet

Mashtrim me pasoja të rënda, dënohet me 6 vite burg biznesmenia

Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata.

Më herët, prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

ME TE LEXUARAT