Masakra e Dobraçit, ish-prokurori: Gjakmarrja po përzihet me krimin e organizuar

Aktualitet

Masakra e Dobraçit, ish-prokurori: Gjakmarrja po përzihet me krimin

Një makinë tip ‘Benz’ me xhama të zinj e drejtuar nga Hamza Lici, me pasagjer Arlind Bushatin udhëtonte drejt rrugës nacionale Shkodër-Koplik në lagjen Dobraç.

Nga pas, i ndiqte një fuoristradë ku mendohet se udhëtonin 3 persona. Sapo u ndodhën paralelisht, nga fuoristrada drejt mercedezit të drejtuar nga 23-vjecari Lici nisi një breshëri kallashnikovi.

Të shtënat vijonin pa u ndalur përgjatë 300 metrave në ecje e sipër derisa shoferi humbi vetëdijen dhe mjeti u përplas në gjendje të lirë te muri rrethues i një objekti. Hamza Lici, djali i vogël i familjes së fuqishme Lici ndërroi jetë në vend. Pak orë më vonë, humbi jetën në spital edhe miku i tij, 32 vjeçari Arlind Bushati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atentati ishte i pamëshirshëm, me objektiv të qartë, eliminimin fizik të personave që ishin në makinën Benz. Shoferi i Land Roverit dhe dy qitësit nuk morën parasysh as qytetarët e rastësishëm në vendngjarje. Të gjendur në vendin dhe kohën e gabuar, çifti Bashkim dhe Flutura Basha po udhëtonin në atë moment me motorrin e tyre. Humbja e kontrollit nga makina Benz ka përplasur motorrin e çiftit.

Flutra ka humbur jetën në vend, ndërsa Bashkimi është plagosur në kokë. Fatkeqësisht, ky i fundit humbi jetën pak ditë më vonë në spital. Ata ishin viktima pa asnjë lidhje me konfliktin mes autorëve dhe shenjestrave të tyre.
‘Autorët ndryshe nga sa veprohet në Veri, që objektivi është i mirëpërcaktuar për mos pasur probleme me gjakmarrje, në rasitn konkret nuk janë kujdesur fare të krijojnë objektiv të qartë por edhe pasoja te perrosna të rastësishëm kanë krijuar’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

‘Autorët synojnë të arrijnë atë cfarë kërkojnë të arrijnë pa bërë përshtypje kostot me të cilat arrijnë reuzltatin’ u shpreh profesori i drejtësisë, Kreshnik Myftari.

Koha për atentatin ishte zgjedhur perfekte. Policia ishte e përqendruar në Dukagjin me aksione anti-drogë dhe Shkodra nuk kishte shumë kontroll. Realizimi i planit kriminal pa u kujdesur të shmangen dëmet anësore, ka orientuar hetuesit drejt dyshimeve për vrasës me pagesë. Në Shkodër, qarkullon emri i të paktën dy perosnazheve të përzier me disa grupe kriminale në të shkuarën, por policia ende nuk ka një emër konkret.

ME TE LEXUARAT