Makina përplas motoristin në Pogradec, plagoset 24-vjeçari. Niset drejt Traumës

Aktualitet

Makina përplas motoristin në Pogradec, plagoset 24-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Vërdovës në hyrje të qytetit të Pogradecit, aty ku një drejtues motori ka goditur nga mbrapa një mjet.

Nga goditja drejtuesi i mjetit motor ka pësuar lëndime në kokë.

Bëhet e ditur se 24-vjeçari po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti. Duhet thënë se ky kryqëzim herë pas here është bërë burim aksidentesh kryesisht në orët e mbrëmjeve për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit

 

ME TE LEXUARAT