Makina doli nga rruga në Itali, tragjedia e familjes Hoti, humbi 2 djem në aksidente rrugore
Altin Hoti humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, që përfundoi në një kanal në Portogruaro, së bashku me të fejuarën e tij, Gulia dhe shokun, Egli Gjeci. Një fat tragjik që e bashkon me vëllain e tij, i cili po ashtu vdiq në Portogruaro, në një aksident rrugor.
Admir Hoti, 19 vjeç vdiq në muajin maj në një aksident rrugor. Ai po udhëtonte në automjet së bashku me të babain e tij kur u aksidentua dhe përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin.
Ngjarja tragjike ku vdiq Admir Hoti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 10 majit dhe në aksident u përfshinë dy makina.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Baba e bir po udhëtonin me një mjet tip Fiat kur 19-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës pranë një kthese. Një Chevrolet po vinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte përplasjen duke përfunduar në barrierën anësore të rrugës.
Por përplasja ishte e pashmangshme dhe Fiati u u nda në dysh. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari.
Tragjedia e dytë në familjen Hoti
Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).
Altin Hoti (majtas), Giulia Di Tullio dhe Egli Gjeci (djathtas)
Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene.
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.
Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.