Makina “copash”, dalin pamjet nga aksidenti në Përrenjas. Humbi jetën e fejuara, 34-vjeçari tek Trauma

Aktualitet

Makina “copash”, dalin pamjet nga aksidenti në Përrenjas.

Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt). 

34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet.

I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i viktimës, identiteti i të cilës edhe nuk është bërë i ditur, u transportua në morgun e Elbasanit.

 

ME TE LEXUARAT