Macron nuk kursehet me Ramën: Franca ju do! Je në shtëpinë tënde të dytë

Aktualitet

Macron nuk kursehet me Ramën: Franca ju do! Je në shtëpinë

Pas pritjes zyrtare me ceremoni ushtarake, Presidenti i Francës, Emanuel Macron nuk është kursyer me fjalët për kryeministrin Edi Rama. Duke iu drejtuar liderit të qeverisë shqiptare, Macron tha se Franca e do e Shqipërinë dhe se Rama duhet ta konsiderojë Parisin shtëpinë e tij.

“Jam shumë i lumtur zoti kryeministër që po ju pres këtu në shtëpinë tuaj. Jeni këtu Franca ju do ju dhe vendin tuaj.

Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Siç e nënvizova para 6 muajsh në Tiranë, këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës dhe të jemi bashkë përballë sfidave.

Ju mund të keni besim te mbështetja jonë për të vazhduar këtë rrugë me qëllim rruga juaj drejt negociatave të vij sa më shpejt.

Së fundmi, ju pritët në Tiranë një samitë për mbështetjen ndaj presidentit Zelensksy”

 

ME TE LEXUARAT