Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
Lajmifundit
/
16 Janar 2025, 18:54
Aktualitet
Dorian Tola është liruar nga detyra si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Tola ka marrë këtë detyrë në qershor të vitit 2024.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.