Lëvizte në sens të kundërt dhe aksidentoi drejtuesen e motomjetit, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
1 Maj 2024, 22:05
Aktualitet

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.
Teksa lëvizte në sens të kundërt, 28-vjeçari Jurgen Cela ka aksidentuar drejtuesen e motomjetit, N.Ll., 28 vjeçe, duke e lënë të plagosur.
Ai është përplasur edhe më një automjet tjetër e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar sot nga policia.
Drejtuesja e motomjetit është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.


