Lëvizte me armë zjarri në shkollë, policia shoqëron në komisariat 17-vjeçarin shqiptar

Kosovë&Rajon

Lëvizte me armë zjarri në shkollë, policia shoqëron

Një 17-vjeçar në Kosovë është shoqëruar në polici pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë.

Mediat vendase bëjnë me dije se i mituri ishte duke qarkulluar me armën e zjarrit në ambientet e shkollës, ndërsa pas intervistimit në polici, i mituri u la i lirë.

“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla”, thuhet tutje në njoftim.

ME TE LEXUARAT