Lajmi i Fundit/ BKH bastis zyrën e Tërmet Peçit në Bashkinë e Tepelenës

Aktualitet

Lajmi i Fundit/ BKH bastis zyrën e Tërmet Peçit në

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë.

Dyshohet për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore. Nisja e hetimeve erdhi pas një denoncimi të bërë publik nga nje emision investigativ.

Materiali solli në vëmendje fakte, kontrata dhe dokumente zyrtare që ngjallin dyshime të forta mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura nga kryetari i kësaj bashkie, Tërmet Peçi në dhënien e disa tenderave.

Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe pritet një reagim zyrtar nga SPAK mbi gjetjet fillestare.

ME TE LEXUARAT