Aksident i rëndë në Durrës, përplasen "kokë më kokë" 8 automjete
Lajmifundit
/
20 Qershor 2025, 11:51
Aktualitet
Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës. Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë makina.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.