Humbi jetën nëna dhe foshnja e porsalindur, detaje nga ngjarja e rëndë, pati probleme në shtatzani

Aktualitet

Humbi jetën nëna dhe foshnja e porsalindur, detaje nga ngjarja e

Tirane - Detaje te reja zbardhen nga ngjarja e rende ku nje grua dhe foshnja e saj humben jeten ne QSUT. Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore, citon tch.

Lajm i rëndë nga QSUT, humbin jetën gruaja 33-vjecare dhe foshnja e sapolindur

Humbi jetën nëna dhe foshnja e porsalindur, detaje nga ngjarja e

Lajm i trishtë nga QSUT. Një grua 36-vjeçare dhe foshnja e sapolidur kanë ndërruar jetë.

Sipas burimeve, mesohet se 36-vjeçarja ishte shtruar me urgjencë një ditë më parë në QSUT pas komplikacioneve që kishte patur pas lindjes në maternitet.

Pavarësisht ndihmës mjekësore 36-vjeçarja dhe foshnja nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë dhe kanë ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se gruas i kishte vdekur fetusi ne bark para disa ditësh në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë.

Pak ditë pas qëndrimit në maternitetet ka pasur komplikacione dhe është dërguar në QSUT ku dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e 7 tetorit.

36 vjeçarja nga Shëngjergji, me 5 tetor ka shkuar nga materniteti 'Geraldin' në QSUT në gjendje kritike ku është shtruar në reanimacion dhe pas dy ditësh ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT