LAJM I FUNDIT/ 25 vjeçari gjendet i vetëvarur në një pemë pranë liqenit të Farkës

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/  25 vjeçari gjendet i vetëvarur në një

Një i ri që rezultonte i zhdukur prej 4 ditësh, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.H., 25 vjeç.

Sakaq, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

"Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se: Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes," njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT