Ky është 41-vjeçari që iu bë “ferr” ish të dashurës, e përndiqte prej kohësh dhe sot e plagosi me thikë
Personi që shihni në foto është 41-vjeçari, Ilia Cani, i cili prej kohësh përndiqte dhe sot plagosi me thikë ish-të dashurën.
Autori Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë, kur e ka ndaluar ish e dashura Manderina Çela. Ajo i ka kuruar që mos e përndiqte më. Në këtë moment sherri ka agravuar dhe Cani ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë ish partneren, të cilën e ka lënë në rrugë dhe është larguar.
Mësohet se ajo ka marrë lëndime në mjekër dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në polici. Autori 41-vjeçar më herët ka qenë u dënuar për përndjekje ndaj kësaj shtetase.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia më herët.