Kuvendi i ndërpret pagën Berishës: Nuk është paraqitur në punë

Politikë

Kuvendi i ndërpret pagën Berishës: Nuk është paraqitur

Teksa ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar, kryedemokrartit Sali Berisha i është ndërprerë paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

U mësua se që prej janarit 2024, administrata e Kuvendit mësohet se i ka ndërprerë pagën dhe çdo përfitim tjetër financiar Sali Berishës, për mosparaqitje në punë.

Në fund të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë kreun e PD-së në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që Berisha i është drejtuar disa herë GJKKO-së që ta lejojë të marrë pjesë në Kuvend, por kërkesat e tij janë refuzuar.

ME TE LEXUARAT