Kush është Suida Kuka, drejtoresha që iu vu eksploziv në mjetin “Range Rover” në Shkodër (Foto)

Aktualitet

Kush është Suida Kuka, drejtoresha që iu vu eksploziv në

Personi që shihni në foto është drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, të cilës iu vu eksploziv në mjetin e saj personal tip “Range Rover”.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku policia rrethoi menjëherë zonën, ndërsa forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

Kush është Suida Kuka?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN

“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT