Kush është lojtari më i fortë brenda shtëpisë së BBV? Neda Balluku: I qetë, korrekt dhe nuk e tepron…
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Si e komenton Neda trekëndëshin Romeo-Heidi-Vesa, a bëri mirë Heidi që e nxorri në nominim Vesën e cila aktualisht është jashtë shtëpisë së “BBV”? Rikja ka deklaruar se kurrë nuk do të dashurohej brenda shtëpisë së “BBV” ndërsa Heidi nga ana tjetër ka thënë se lidhja brenda “BBV” është penguese. Si i komenton Neda deklaratat e banorëve?
Ndërkaq, kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?
Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kush largohet të martën nga shtëpia sipas Ballukut?
Luhet mes Jetmirit dhe Ledjonës. Ilnisa rrezikon, por duke qenë se është i vetmi çift aty brenda, e bën më interesante gjënë. Publiku nuk e do jashtë, sepse dashuria duhet brenda. Avantazhi i Jetmirit është që ka pak djem në shtëpi.
Disavantazhi i Ledjonës është që në këtë pikë të lojës duhet të dalë dikush që konsiderohet i fortë. Unë e kam xhan Ledjonën, e kam mbështetur gjithmonë, por e ka penalizuar fakti që janë bërë si motër e vëlla me Julin.