Kush është bosi në Bllok që pastruesja i mori lekët me çantë?

Aktualitet

Kush është bosi në Bllok që pastruesja i mori lekët me

Një tjetër pastruese u arrestua sot në Tiranë. Ajo u denoncua nga pronari se i kishte vjedhur shuma të konsiderueshme në euro, dollarë dhe lekë.

Pastruesja e vendosur në prangat e policisë për grabitjen është Elida Kodra.

Konkretisht 60-vjeçarja grabiti në shtëpinë e shtetasit me iniciale Z. E. (policia nuk e publikon emrin e tij) në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e Bllokut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo mori një shumë prej 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj

. Por policia ka arritur të sekuestrojë në çantën e saj vetëm 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj nga paratë e vjedhura në total.

Arrestimi i saj vjen pasi një tjetër pastruese, Rozeta Dobi, u vendos në pranga më 7 janar për grabitjen një shume prej rreth 520 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

ME TE LEXUARAT