Kultivonin bimë narkotike në “shtëpi bari”, burg për katër shqiptarët në Spanjë

Aktualitet

Kultivonin bimë narkotike në “shtëpi bari”, burg

Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Spanjë, pasi u shpallën fajtor për kultivim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre është kryer në dhjetor të vitit 2022, ku policia mësyu në tre magazina industriale në qytetin L’Alcora, ku gjetën dhe sekuestruan 3500 bimë marijuanë dhe 2 kg sytha marijuanë gati për t’u shitur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, katër të burgosurit kanë qenë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar në fushën e lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT