Kukës/ Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Aktualitet

Kukës/ Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, flakët përhapen

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mëmëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e saj ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.

Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpinë dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion për shkakun, por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku.

ME TE LEXUARAT