Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin toë në ditën e sotme do dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës, ku sipas MeteoAlb, më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar. Pjesa e dytë e ditës, përfshirë edhe mbrëmjen, do ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

ME TE LEXUARAT