Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë ditën e sotme do jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Sipas MeteoAlb, ky mot do jetë më i shpeshtë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm. Ndërkohë që në pjesën e dytë të ditës, do largohen vranësirat, duke dominuar kthjellimet.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT