Ktheu ish-karburantin në ambient për kultivimin e drogës, bie në pranga lushnjari

Aktualitet

Ktheu ish-karburantin në ambient për kultivimin e drogës, bie

Një shtetas ka përfunduar në prangat e Policisë në Lushnje, pasi u zbulua se kishte përshtatur ambientet e një ish-karburanti për kultivim droge. 

I arrestuari e kishte përshtatur ambientin për kultivimin e bimëve narkotike, pranë zonës te “Pushimi i Shoferëve”.

Karburanti ishte jashtë funksionit që prej vitit 2004, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar se prej sa kohësh ky ambient është përdorur për kultivim të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Blutë” kanë sekuestruar llambat ndriçuese dhe materiale të tjera që shërbenin për kultivimin e drogës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me operacionin në fjalë.

ME TE LEXUARAT