Kozakut i djegin makinën në Tiranë, policia nis hetimet

Aktualitet

Kozakut i djegin makinën në Tiranë, policia nis hetimet

Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Allias. Mjeti mësohet se është në pronësi të Kozak Bracit, një nga personazhet e njohur në “Tik Tokt”.

Ka qenë vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar për rastin.

Në pamjet e publikuara teksa makina digjet, Kozaku ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mesazhin e tij ai i ka bërë thirrje autorit, që kushdo që ka diçka me të të shkojë ta gjejë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ne nje reagim per ngjarjen Kozaku shkruan:

Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.

“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest.

Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.

Dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë. Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin

ME TE LEXUARAT