Korrupsion me tokën në fshatin Livadh, SPAK kërkon arrestim të dytë për Jorgo Goron

Aktualitet

Korrupsion me tokën në fshatin Livadh, SPAK kërkon arrestim

Prokuroria e Posaçme kërkon një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës.

SPAK ka paraqitur prej tri ditësh në gjykatë kërkesën për masë ndaj Goros si dhe atë për sekuestro të 4900m2 tokë që është përfituar nga kryebashkiaku i sapokomanduar i Himarës Arqile Bollano.

GJKKO duhet që brenda 10 ditësh nga dorëzimi i kërkesës të shprehet me një vendimmarrje. Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa prej muajsh ndodhet prapa hekurave për çështjen e dhënies së disa ha tokë investitorit strategjik Artan Gaçit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me dosjen Goro-Bollano, hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK.

Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, aktualisht kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës. Me shumë gjasë, nëse akuzat provohen, Himara mund të rikërkojë një kryebashkiak tjetër.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.

Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

ME TE LEXUARAT