Korrieri shqiptar kapet me 20 kg kokainë në mjetin me targa gjermane, e tradhëtoi...

Aktualitet

Korrieri shqiptar kapet me 20 kg kokainë në mjetin me targa gjermane,

20 kg kokainë e pastër me vlerë përfitimi tregu 4 milion euro, i është sekuestruar një shtetasi shqiptar në Foggia.

Droga ishte konfeksionuar në pako dhe e fshehur në një fund të dyfishtë të një automjeti me targa gjermane drejtuar nga shqiptari. 

Vendi i fshehjes komandohej me një sistem me telekomandë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndalimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli rutinë në autostradën e Foggias.

Nervozizmi i shqiptarit në momentin e kontrollit nga reparti i Guardia di Finanzës shtyu autoritetet policore të kryejnë një kontroll më të specializuar mbi automjetin me ndihmën dhe të qenve antidrogë.

Shqiptari është vënë nën arrest me burg në dispozicion të auroriteteve gjyqësore.

ME TE LEXUARAT