Kokainë nga Spanja, mes 9 të arrestuarve edhe një shqiptar

Aktualitet

Kokainë nga Spanja, mes 9 të arrestuarve edhe një shqiptar

Nëntë arrestime dhe 19 kërkime në të gjithë rajonin, por edhe në Lombardi dhe Toskanë. Ky është bilanci i operacionit “Shoferët”, të kryer nga karabinierët e San Giovanni në Persiceto.

Operacioni e mori emrin për shkak të numrit të madh të makinave që u përdorën nga kriminelët të moshës nga moshës 20 deri në 30 vjeç , për të sjellë sasi të mëdha të drogës në sheshet e poshtme të Bolonjës, në kufi me provincën e Ferrara.

Mëngjesin e sotëm, policia në ndihmën e helikopterëve dhe njësive të qenve nisën aksionin për të zbatuar 9 urdhrat e paraburgimit të lëshuar nga gjykata e Bolonjës. Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar, ndërsa të tjerët janë italianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimi, i koordinuar nga Kryeprokurori i Bolonjës, Giuseppe Amato dhe nga zëvendësprokurorët Roberto Ceroni dhe Michele Martorelli, filloi në mars të vitit 2020 me përgjimin telefonik dhe mjedisor, që çoi në zbulimin dhe trafikimin e paligjshëm të drogës.

Organizata shiste marijuanë, hashash dhe kokainë në Bolonjë, Modena, Ferrara dhe Ravenna ku banda, e strukturuar mirë dhe me një organizim të fortë, bleu lëndën narkotike në Spanjë.

Gjatë aktivitetit, i cili çoi edhe në sekuestro të shumave të mëdha të parave, rreth 260 mijë euro vetëm gjatë operacioni, 6 persona në veprim krimi u arrestuan dhe 30 u raportuan me kombësi kryesisht, italianë, shqiptarë, marokenë dhe ekuadorianë si dhe u sekuestruan 28 kg kokainë, hashash dhe marijuanë.

ME TE LEXUARAT