Kokaina e ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Burrel
Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi shiste kokainë. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte L. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L.B., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në zbatim të planit operacional “Tempulli 2”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Take the moment””, thuhet në njoftimin e policisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.