Koçiu publikon opinionet e pushuesve për Qendrat shëndetësore verore: Shërbim i mjekëve shumë i mirë

Aktualitet

Koçiu publikon opinionet e pushuesve për Qendrat

Mijëra pushues që kanë zgjedhur Durrësin për të pushuar, po marrin shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapur në qytetin bregdetar.

Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e qytetarëve për shërbimin që ofrohet nga stafet mjekësore në këto qendra.

“Nga bregdeti i Durrësit me opinionet e pushuesve që marrin shërbim shëndetësor në 34 qendrat tona verore të hapura 24/7 nga veriu në jug të Shqipërisë”, -shprehet Koçiu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e publikuar nga Koçiu, një i moshuar u shpreh : “Jam vizituar tek qendra shëndetësore, kisha një plagë, ma mjekuan, më thanë të shkoj përsëri për mjekim deri sa të shërohet. Shumë mirë që është ngritur qendra, shërbimi dhe sjellja e doktoreshës jashtëzakonisht e mirë”.

“Sa herë kam një problem shkoj për të matur tensionin këshillohem me doktoreshën. Ngritja e qendrës ishte e domosdoshme”, - tha një qytetar.

Një tjetër qytetar tha : “Dy ditë më parë ishte një rast shumë i shpejtë, erdhën infermieret i dhanë ndihmën e shpejtë një vajze të vogël, ishte diçka e mirë”.

Nga 1 qershori deri më 28 korrik, në 34 qendrat shëndetësore verore janë kryer mbi 35 000 konsulta mjekësore për turistët vendas dhe të huaj.

 

ME TE LEXUARAT