Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, flasin fqinjët e 50-vjeçares që u plagos nga i biri

Aktualitet

Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, flasin fqinjët e

50-vjeçarja Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur.

Gazetari Ervis Kuçi ka folur me fqinjë të gruas, të cilët kanë treguar se djali i saj Klaudio ishte emigrant në Gjermani.

Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. “Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjal, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

30-vjeçari Klaudio Çobaj pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës. Autori nuk raportohet te ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

ME TE LEXUARAT