Kërkoi 50 mijë euro në emër të Vilma Nushit, Gjykata lë në burg Kristjan Lukajn, nipin e Florian Gjergjit

Aktualitet

Kërkoi 50 mijë euro në emër të Vilma Nushit, Gjykata

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Lukajn, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti mashtruesish. Lukaj u arrestua sëfundmi nga policia në kuadër të operacionit “Repeat”.

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajës) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshuar si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjonin dhe Rudor Ballën kanë mashtruar një drejtoreshën e një kompanie marketingu në Tiranë duke u prezantuar sikur të ishin pronarja, ndërkohë që i kërkuan që t’u jepte një sasi të madhe parash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Pas zbulimit të mashtrimit, policia arrestoi autorët, ndërsa dyshohet se truri i mashtrimit është i famshmi Florian Gjergji, i cili rezulton të ketë kryer të njëjtën gjë për disa herë të tjera me biznesmenë të ndryshëm në vend. Në disa raste ia ka dalë, kurse në raste të tjera policia ka arrestuar personat e dërguar nga Gjergji për të tërhequr paratë.

Dëshmia

Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë personat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit.

 

ME TE LEXUARAT