Kërcënonte e dhunonte pronaren e një biznesi për t’i marrë para, arrestohet 36-vjeçari nga Fieri

Aktualitet

Kërcënonte e dhunonte pronaren e një biznesi për t’i

Një 36-vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia ditën e sotme.

Bëhet e ditur se 36-vjeçari me iniciale E. T., ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë dhe u kap nga  shërbimet e Policisë Lushnjë.

Ai kishte kërcënuar në mënyrë të përsëritur  shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më 17 maj ai e ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht në ambientet e biznesit të saj në Rrugën e Barrikadave, duke i kërkuar edhe një shumë parash.

36-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”

ME TE LEXUARAT