Kërcënoi vajzën e tij me thikë, arrestohet 58-vjeçari në Lushnjë
Policia e Lushnjës ka parandaluar sot (12 prill) një krim të mundshëm në familje.
Një 19 vjeçare ka bërë denoncim në komisariat për dhunë të ushtruar nga babai i saj V.C 58 vjeç.
Ky i fundit është arrestuar nga policia si pasojë e ndërhyrjes të menjëhershme të efektivëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë kontrollit të bërë, u sekuestrua edhe një thikë me të cilën dyshohet se 58 vjeçari kishte kërcënuar vajzën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.