Këngëtari shqiptari në rrezik për jetën në burgun grek, xhaxhai i tij bën apel për ndihmë qeverisë shqiptare

Aktualitet

Këngëtari shqiptari në rrezik për jetën në burgun

Këngëtari Eduart Deka ndodhet në burg në Greqi, por sipas xhaxhait të tij, ai është në gjendje kritike për jetën. Ai ka bërë apel në emisionin “Shqipëria live” për ndihmë, pasi nipi i tij po dhunohet vazhdimisht në burg.

 

“Kam 1 muaj që kam folur për herë të fundit. Më tha jeta ime është në fije të perit. Ka këmbën e thyer, e ka me hekura. Tani që flasim ka 24 orë në spital. Ndaj tij është kryer vazhdimisht dhunë. Nuk e di kush e ka rrahur, ai nuk tregon.
Ka kërkuar disa herë ndihmë, ka thënë më çoni te një doktor të bëj ekon e kokës. I kanë thënë duhet bërë operimi por këtu nuk ka mjek për ta bërë. 90%  e trupit të tij është paralizuar, nuk mund të lëvizë”, shprehet ai.

Eduarti është dënuar me 15 vite burg për vjedhje. Ai ndodhet në burg prej gati vite e gjysmë, në burgun e Koridall, në Greqi.

Ndërkohë, avokati Alban Duraj, tregon për “Shqipëria live” se rasti i Eduartit është “një ndër mijëra rastet që i kanë ndodhur shqiptarëve në burgjet greke ndërsa thekson se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë dhe të mbrojë interesat e shtetasve të vet.

ME TE LEXUARAT